TIRANË, 7 gusht/ATSH – I. Vata-/ Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se Partia Demokratike do të mbështes protestë e lajmëruar ditën e hënë ora 19:30, para Ministrisë së Brendshme.
Në një njoftim të Partisë Demokratike, bëhet e ditur se kreu i PD-së Berisha do të mbështes protestën e qytetarëve qytetarëve për Jonadën.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shprehet Berisha.
Protesta për Jonadën, vajzën 7-vjeçare e cila u godit nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase u zhvillua për rreth dy orësh më Tiranë me 4 gusht.
Protestuesit i lanë 72 orë kohë kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Protestës qytetarëve iu bashkua edhe politika si kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kryetati Partia e Lirisë, Ilir Meta, si dhe deputetë si Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Luçiano Boci apo Luan Baçi.
Sot, kryetari i PD-së Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e plotë të protestë që do të organizohet nga qytetarët në orën 19:30 para ministrisë së Brendshme.






















