Ballina Ekonomi

Leku forcon pozitat përballë monedhave të huaja

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku shënoi një kthesë, duke forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja, pas rënie që pësoi për dy ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.49 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja, u zhvlerësua me 0.14 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 114.22 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 116.77 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 1.12 lekë dhe zbriti në kuotën e 138.49 lekë.

Monedha zvicerane këmbehet me 119.59 lekë ose 0.04 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 114.22 -0.49
Euro EUR 116.77 -0.14
Paundi Britanik GBP 138.49 -1.12
Franga Zvicerane CHF 119.59 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 85.81 +0.35
Dollari Australian AUD 79.35 -0.63
Dollari Kanadez CAD 88.65 -0.72
Korona Suedeze SEK 11.26 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.70 -0.11
Korona Daneze DKK 15.69 -0.02
SDR SDR 150.80 -0.73
Ar (OZ 1) XAU 203961.51 -33.83
Argjend (OZ 1) XAG 2288.89 -30.18
Juani Kinez (onshore) CNY 16.92 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 16.91 -0.05
Lira Turke TRY 6.36 -0.03

/i.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHohmann me ekipin e BE-së: Kontribuojmë për ta sjellë Shqipërinë në BE
Artikulli tjetërPD, me pyetësor të përditshëm për impiantet e mbetjeve