Ballina Ekonomi

Ulet norma e interesit për kredinë në euro

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Normat e interesit për kredinë në euro shënuan rënie në muajin qershor të këtij viti.

Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e huave të reja për blerje banese në euro, gjatë muajit qershor, shënoi vlerën 2.88% nga 2.95% që ishte një muaj më parë.

Nga ana tjetër, rënie regjistrohet edhe sa i përket normave të interesit në total për individët. Gjatë muajit qershor norma e interesit në total, adresuar këtij segmenti, regjistrohet në 3.3% nga 3.47% që ishte gjatë muajit maj të këtij viti, ose 0.17%.

Sipas statistikave të BSH-së, interesat janë ulur edhe për overdraftet në monedhën europiane. Gjatë qershorit, interesat për overdraft pësuan rënie prej 2.7 % nga 13.6% gjatë muajit maj në 10.8% në qershor.

Kredia në euro i është kthyer rritjes qysh gjatë vitit 2021, i nxitur nga rritja vjetore me 19% e depozitave në euro.

Të dhënat e BSH-së tregojnë se kredia në monedhën europiane u rrit me 57% gjatë katërmujorit të parë të këtij viti.

/i.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 1 mijë vizitorë gjatë korrikut në Muzeun Arkeologjik të Durrësit
Artikulli tjetërTURQI – Çavusoglu: Marrëveshja e drithit me Ukrainën do të çojë në zgjidhjen e konfliktit