Ballina Flash

Parashikimi i motit, 31 korrik 2022

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare. Hera herës vranësirat do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet kodrinore-malore në lindje si dhe zonën e veriut.

Në orët e nxehta të ditës, nga ato të mesditës deri ato të pasdites vonë këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në relievet e larta malore këto reshje me intensitet deri dhe mesatar në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, e hera herës fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-15 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/34 Diell re
Kukës 18/30 Diell re shi
Lezhë 19/34 Diell re
Dibër 15/32 Diell re shi
Durrës 20/34 Diell
Tiranë 20/35 Diell
Elbasan 19/36 Diell re shi
Berat 16/35 Diell re
Vlorë 19/32 Diell
Korçë 15/29 Diell re shi
Gjirokastër 16/35 Diell re
Sarandë 18/32 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Dy avionë nga Greqia u shtohen forcave operacional për shuarjen e zjarrit në Dropull
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/7/2022