Ballina Flash

Bashkia e Shkodrës, memorandum bashkëpunimi me komunën e Tetovës 

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Bashkia e Shkodrës dhe komuna e Tetovës, Maqedonia e Veriut, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën social-ekonomike, turizmit, mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe sportit.
Marrëveshja u nënshkrua në Tetovë, nga kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami.
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Shkodra dhe Tetova hyjnë në një rrugë të re bashkëpunimi mes tyre, duke konsoliduar historinë e marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh bashkia Shkodër në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë vizitës në Tetovë, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Spahia vizitoi edhe konakun e “Familjes Palloshi” si dhe “Urën e Kazazëve” duke u njohur nga afër me historinë e Tetovës.
Bashkia e Shkodrës do të zgjerojë bashkëpunimet me komunat në të gjithë rajonin, si dhe më gjerë, duke synuar krijimin e mundësive të reja që i shërbejnë zbatimit të projekteve ambicioze në të gjitha sektorët.
/k.s/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPHENIAN – Kim Jong Un kërcënon SHBA-në me përdorimin e armëve bërthamore
Artikulli tjetërMarrëveshje bashkëpunimi Kosovë-Francë, për zhvillimin e Ulpianës