Ballina Aktualitet

Rama: Çmimet 200-300 euro nata, të palogjikshme

TIRANË, 23 korrik/ATSH – I. Vata/-Kryeministri Edi Rama në bilancet e qeverisjes vendore me kryetarët e bashkive të qarkut të Vlorës foli për bashkinë Vlorë.

Rama theksoi se, një problem janë çmimet dhe ka kontradikta të forta përgjatë gjithë vijës bregdetare.

“Natyrisht nuk janë bashkitë që vendosin çmimet, janë vetë biznese, por bashkitë kanë në dorë të jenë proaktivë dhe të luajnë një rol ndërveprues për të gjithë bizneset që kanë nevojë por as edhe nxitës, patjetër dhe influencues. Ata që garantojnë këtë cilësi të kenë çmime më të ulëta se dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro nata është e palogjikshme. Po të shikosh të gjithë hartën e frekuentimit, ka kontradikta të forta përgjatë vijës. Se nuk ka pse të jetë Dhërmiu në një situatë që është dhe Himara të jetë në një situatë pozitive. Këtu nuk është kompetenca juaj, por një rol duhet ta merrni përsipër. Lezha ka vendosur një tavan në mënyrë policore që nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej një tavani. Dhe po të shohësh flamujt e turistëve në atë zonë kupton se puna shkon si duhet sepse ka një balancë mes asaj që ofrohet dhe asaj që paguhet”, tha ai.

Rama shtoi se, një tjetër problem edhe se ka përmirësim janë zhurmat brenda orareve të lejuara dhe për shkak të ndotjes akustike edhe në 12 të ditës.

“Duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga Ministria e Turizmit dhe institucionet që të përfshihen”, tha ai.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky falënderon SHBA-në për dërgimin e armëve
Artikulli tjetërBERLIN – Kriza energjetike ndez debate për funksionimin e centraleve bërthamore