Ballina Flash

Parashikimi i motit, 22 korrik 2022

TIRANË, 22 korrik /ATSH/– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe sot ashtu si gjatë gjithë kësaj jave do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me orgjinë nga Afrika e Veriut.

Temperaturat do të jenë më të larta sidomos në qendër dhe veriperëndim të vendit si dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar në mesditë deri në orët e pasdites që do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore lindore dhe në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.                

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/38 Diell
Kukës 20/36 Diell
Lezhë 23/38 Diell
Dibër 18/34 Diell re
Durrës 23/36 Diell
Tiranë 25/38 Diell
Elbasan 22/39 Diell re
Berat 20/39 Diell
Vlorë 22/35 Diell
Korcë 20/34 Diell re
Gjirokastër 19/39 Diell
Sarandë 22/34 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCeremoni në nder të “Dëshmorit të Atdheut” Anri Kashiku, Rama: Hero i të gjithë shqiptarëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/7/2022