Ballina Bota

RUSI – Putin premton të rindërtojë Donbasin

MOSKË, 20 korrik /ATSH-DPA/- Qytetet në rajonin e Donbasit do të rindërtohen, në Ukrainën lindore, premtoi sot presidenti rus Vladimir Putin, duke vënë në dukje se ka shumë për të bërë në zonë pas disa muajsh luftimesh.

“Kjo është arsyeja pse vendi ynë do të ndihmojë Republikën Popullore të Luhanskut dhe Republikën Popullore të Donetskut”, tha ai në një videokonferencë me fëmijët dhe të rinjtë.

Ai paralajmëroi se përpjekjet e rindërtimit mund të zgjasin muaj, javë dhe vite.

Putin gjithashtu i premtoi një vajze se do të ishte kryetare e një agjencie të re ende të paidentifikuar për organizatat e fëmijëve dhe rinisë ruse.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgritja simbolike e flamurit europian, Rama ndan foton
Artikulli tjetërKOMENT – BQE rrit normat e interesit për herë të parë në më shumë se një dekadë