TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në 6-mujorin e parë eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me rreth 10 %, bëri të ditur INSTAT.
Operatorët tregtarë pohojnë se rritja e prodhimeve bujqësore vendase, sidomos ato të serrave në sasi këtë vit, diktuan rritjen e eksporteve nga shtimi i numrit të kontratave me jashtë për eksportin e tyre.
Sipas INSTAT edhe eksporti i ushqimeve dhe pijeve në vlerë u rrit me 18.5 % për 6-mujorin. Kjo ishte rritja më e lartë në krahasim me grupet e tjera të eksporteve.
Ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me mbi 8,5 %, ku bujqësia si sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritje me 0.28 %, ndërsa premisat janë për zhvillim të mëtejshëm, teksa bujqësia ka hyn në stadin e konsolidimit.
/r.e/












