Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 korrik 2022

TIRANË, 20 korrik /ATSH/– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në të gjithë vendin por në qendër dhe veriperëndim pritet të arrihen vlerat më të larta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës por në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 10-15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.               

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/36 Diell
Kukës 17/34 Diell
Lezhë 23/35 Diell
Dibër 16/33 Diell re
Durrës 21/34 Diell
Tiranë 23/36 Diell
Elbasan 20/37 Diell re
Berat 16/37 Diell
Vlorë 18/33 Diell
Korçë 16/30 Diell re
Gjirokastër 16/36 Diell re
Sarandë 20/32 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINE – Trupat ruse avancojnë në Donbas
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/7/2022