Ballina Flash

Taskforca e bashkisë për ujin: Ndërpriten lidhjet e paligjshme në Tiranë

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Gjatë këtyre ditëve të nxehta, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vijuar me kontrollin intensiv me ekipet taskforcë në zonën e Dajtit në njësitë 6, 4 dhe 2 mbi abuzimet me ujin e pijshëm.

Gjatë kontrollit u konstatuan subjekte të cilat abuzonin me ujin e rrjetit, për të cilët u morën masa administrative me gjobë për 4 (katër) subjekte në këtë zonë, si dhe u bë ndërprerja e linjave abuzive në origjinë në linjat e transmetimit.

Fushata “Mos shpërdoro ujin” e nisur nga UKT ka qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit.

Krahas informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve, Ujësjellës Kanalizime Tiranë po kujdeset me grupet e saj të punës çdo ditë për të miradministruar ujin dhe për ta ruajtur atë nga abuzimet.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK konfirmon në detyrë prokuroren, Elsa Kareçi
Artikulli tjetërKumbaro: Liqeni i Dashit, destinacion i turizmit malor