Ballina Flash

Parashikimi i motit, 16 korrik 2022

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Temperaturat priten të rriten ndjeshëm sot duke shënuar kështu një nga fundjavat më të nxehta të verës.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me zhvillime të pakta vranësirash deri në mesatare në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht në relievet malore. Përgjatë këtyre orëve vranësirat do të shoqërohen dhe me shtrëngata lokale shiu në Alpe dhe në pjesën malore verilindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era relativisht intensive. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/38 Diell
Kukës 17/34 Diell re
Lezhë 20/37 Diell re
Dibër 16/33 Diell re
Durrës 22/35 Diell
Tiranë 22/36 Diell
Elbasan 21/38 Diell re
Berat 18/38 Diell re
Vlorë 19/33 Diell
Korçë 16/30 Diell re
Gjirokastër 16/36 Diell
Sarandë 18/33 Diell

 

 

                                                               

                 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJulianne Moore zgjidhet presidente e jurisë në Festivalin e Filmit të Venecias
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/7/2022