Ballina Flash

​EULEX nis ndihma për qytetarët e Ukrainës

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë do të bëjë nisjen e ndihmave për Ukrainë.

Këto automjete janë të ngarkuara me gjëra ushqimore, por edhe rroba, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore.

Dhjetë automjetet e mbushura me këto gjëra, të cilat do të nisen sot, do t’u shërbehen qytetarëve të Ukrainës.

Kështu thuhet në njoftimin e EULEX-it, ku po ashtu është bërë e ditur se me rastin e nisjes do të deklarohet zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, shefi i misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigmark dhe përfaqësuesi kombëtar i lartë i Ukrainës në KFOR, major Ivan Nastenko.

Nisja do të bëhet nga selia e EULEX-it./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Dy të vdekur nga COVID-19, 175 raste të reja
Artikulli tjetër​Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës