Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 korrik 2022

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje të territorit vranësirat hera-herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë dhe intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/31 Diell re kalimtare
Kukës 12/26 Diell re
Lezhë 17/29 Diell re kalimtare
Dibër 11/27 Diell re
Durrës 16/32 Diell re kalimtare
Tiranë 16/32 Diell re kalimtare
Elbasan 17/33 Diell re
Berat 13/33 Diell re
Vlorë 15/32 Diell re kalimtare
Korcë 11/26 Diell re
Gjirokastër 13/31 Diell re
Sarandë 15/31 Diell re kalimtare

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Borrell & Blinken: Shqipëria dhe MV në BE, çelësi i kohezionit evropian
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/7/2022