ATHINË, 9 korrik /ATSH-ANA/ – Norma vjetore e inflacionit u rrit në 12,1% në qershor nga 11,3% në maj, tha Autoriteti Grek i Statistikave.
Më konkretisht, shërbimi i statistikave tha se indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 1,6% në qershor nga maji.
Grupi i ushqime/pijeve shënoi një rritje 12,6%, alkooli/duhani u rrit 0,9%, veshmbathjet u rritën 4,6%, banesat u rritën me 31,5%, mallrat e qëndrueshme u rritën 6,5%, çmimet e shëndetit u rritën 0,6%, transporti u rrit 25%, argëtimi u rrit 1,7%, arsimi u rrit 0,9%, çmimet e turizmit u rritën 6,5% dhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera u rritën 2,3%.
Çmimet e telekomunikacionit ranë me 2,3%./ a.jor.























