Ballina Bota

SHKUP – Kovaçevski: Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret

SHKUP, 8 korrik /ATSH-/ – Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret, për një rajon të fortë ekonomik të gatshëm për anëtarësim në BE, tha sot kryeministri maqedonas, Kovaçevski me anë të një postimi në Facebook.
”Përmes grupeve të përziera do të tejkalojmë së bashku vështirësitë e furnizimit me ushqim dhe energji dhe zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë”, shtoi ai.
”Mëngjesin e sotëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama biseduam edhe për krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur”, përfundon Kovaçevski./ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Interkonjeksioni i gazit Greqi-Bullgari transformon hartën energjetike të rajonit
Artikulli tjetërPËRMBLEDHJE – Bota tronditet nga vrasja e ish-kryeministrit Abe