Ballina Bota

SOFJE – Interkonjeksioni i gazit Greqi-Bullgari transformon hartën energjetike të rajonit

SOFJE, 8 korrik /ATSH-BTA/ – Ky interkonjeksion do të transformojë hartën energjetike të rajonit, deklaroi sot kryeministri në largim, Kiril Petkov në ceremoninë e përfundimit të ndërtimit të interkonjeksionit të gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë, në një nga pikat e karburantit përgjatë gazsjellësit në Komotini të Greqisë.

Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Energjisë i Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov.

Petkov shprehu besimin se projekti do të forconte lidhjen energjetike mes dy vendeve.

“Sot është një moment shumë i rëndësishëm për Komotinin, Greqinë dhe Bullgarinë”, tha Mitsotakis.

Sipas tij, ndërtimi i interkonjeksionit ishte një shtysë për qëllimin e përbashkët evropian për arritjen e diversifikimit të energjisë.

Interkonektori Greqi-Bullgari lidh rrjetet e transmetimit të gazit natyror të dy vendeve fqinje, duke siguruar kështu akses në Korridorin Jugor të Gazit dhe një sërë burimesh të reja gazi.

Ai do të transportojë gaz nga Azerbajxhani nëpërmjet gazsjellësit “Trans Adriatik” dhe nga burime të tjera nëpërmjet një terminali të planifikuar të gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropolis, Greqia Veriore.

Tubacioni i gazit është 182 km i gjatë, nga të cilët 151 km në Bullgari dhe 31 km në Greqi, me një kapacitet projektues deri në 3 miliardë cu m/vit, i cili mund të rritet në 5 miliard cu m/vit nëse ka kërkesa në treg.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 407 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërSHKUP – Kovaçevski: Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret