Ballina Flash

Parashikimi i motit, 5 korrik 2022

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e sotme vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane e relativisht të lagështa.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Hera herës vranësirat parashikohen deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje dhe në pjesën jugore të vendit.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit parashikohen reshje shiu të izoluara në formë shtrëngatash. Në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Masa ajrore të nxehta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri ne 4-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/38 Diell re
Kukës 20/37 Diell re shi
Lezhë 23/38 Diell re
Dibër 18/34 Diell re shi
Durrës 24/36 Diell re
Tiranë 26/38 Diell re
Elbasan 23/40 Diell re
Berat 19/39 Diell re
Vlorë 24/34 Diell
Korçë 18/30 Diell re shi
Gjirokastër 19/37 Diell re
Sarandë 21/35 Diell re

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Autoritetet miratojnë ndërtimin e terminalit të parë LNG
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/7/2022