Ballina Flash

Vijon procesi i dezinsektimit në Divjakë

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Në Divjakë po vijon procesi i dezinsektimit, kryesisht në zonën e plazhit dhe bizneseve.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla ndau sot pamje nga ndërhyrja që po kryhet për dezinsektimin e territorit.

Balla theksoi se është ndërhyrë në të gjitha puset apo vendet me ujë, si burimi kryesor i rritjes së larvave të mushkonjave.

Dezinsektimi, në zonat e nxehta bregdetare dhe urbane të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik është një proces me rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive, shqetësimet nga mushkonjat dhe reaksionet alergjike.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon Kampionati Kombëtar i Debatit, “Harry T. Fultz” merr vendin e parë
Artikulli tjetërMiratohet programi i punës së Kuvendit për periudhën 4-29 korrik