Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 korrik 2022

TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të vijojë të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Parashikohet që vranësirat të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit, parashikohet reshje shiu në formën e shtrëngatave. Hera-herës këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike si dhe intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-8m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/38 Re diell
Kukës 19/37 Re diell shi
Lezhë 23/38 Diell
Dibër 18/36 Re diell shi
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 26/38 Re diell
Elbasan 22/39 Re diell
Berat 20/39 Re diell
Vlorë 23/37 Diell
Korcë 19/34 Re diell shi
Gjirokastër 19/38 Re diell
Sarandë 22/36 Re diell

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMADRID – Të martën nënshkruhet protokolli i anëtarësimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/7/2022