LONDËR, 30 qershor /ATSH/ – Kam pasur një abort, humbja e një fëmije është një dhimbje e padurueshme, tha në nëntor 2020, ish-aktorja amerikane, Meghan Markle për ”New York Times”, shkruan vanityfair.it.
”Një përvojë e jetuar nga shumë njerëz, por për të cilën pak flasin. Biseda për këtë temë mbetet një tabu, plot turp të pajustifikuar”, përfundon Markle, bashkëshortja e princit Harry.
Javën e kaluar Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi vendimin historik ”Roe vs Wade” për të drejtën e abortit.
Dhe Meghan, e cila e di atë vuajtje, ka marrë fjalën për të marrë anën e grave.
“Unë e di se si është të kesh një lidhje të drejtpërdrejtë me diçka që po rritet brenda trupit tënd”, theksoi ajo.
”Ajo që ndodh me trupin tonë është një fakt kaq personal dhe i thellë, saqë mund të çojë gjithashtu në heshtje, në stigmë, shumë njerëz përballen me kriza personale. Duhet të normalizojmë bisedën për këtë temë”, shtoi Meghan.
”Sa më shumë ta normalizojmë bisedën për gjërat që ndikojnë në jetën tonë, aq më shumë njerëzit do të kuptojnë se sa e nevojshme është të kemi mbrojtje”, theksoi ajo.
”Nga ana tjetër, bëhet fjalë për sigurinë fizike të grave. Është gjithashtu një çështje e drejtësisë ekonomike dhe e autonomisë individuale. Askush nuk duhet të detyrohet të marrë një vendim që nuk dëshiron të marrë, i cili është i rrezikshëm dhe mund të rrezikojë jetën. Qoftë një grua që nuk është gati të krijojë familje apo që është në një situatë të paimagjinueshme, duhet të ketë gjithmonë liri zgjedhjeje”, shtoi ajo.
”Gratë kanë rëndësi. Ato duhet të dëgjohen”, theksoi Markle./ /os/























