UASHINGTON, 29 qershor /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropë në kuadër të pushtimit rus në Ukrainë, njoftoi këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.
Angazhimet afatgjata në forcat tokësore, detare dhe ajrore do të shtrihen përtej kohëzgjatjes së krizës aktuale dhe do të përfshijnë stacionimin e gjashtë anijeve luftarake shkatërruese në Rota, një nga katër bazat ushtarake që përdoret nga SHBA-ja pranë Cadiz-it në Spanjë.
Përpara samitit të NATO-s në Madrid, Sullivan tha gjithashtu, pa dhënë detaje, se forcat amerikane në krahun lindor të NATO-s do të rriteshin me qëllimin për t’u përballur me një kërcënim më të mprehtë dhe më të fortë rus.
Ushtria amerikane aktualisht ka mbi 100 000 ushtarë të stacionuar në Evropë. //a.i/












