Ballina Flash

Kushi: Bashkëpunim më të ngushtë në programin “Horizont Evropa”

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Komisioneren e BE për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel dhe homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan sot në Tiranë për axhendën e përbashkët në fushën e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Kushi u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se në takim u theksua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të programit “Horizont Evropa”.

Gjithashtu Kushi u shpreh se në takim, “ndamë përvojat dhe politikat tona në promovimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, sidomos nëpërmjet partneritetit universitet – biznes”.

“Në fushën e arsimit diskutimi u fokusua në mjedisin e qëndrueshëm dhe integrimin e tij në politikat arsimore, kurrikulat, programet dhe të gjitha proceset mësimore”, theksoi Kushi. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTUGALI – Thatësira ekstreme kërcënon bujqësinë
Artikulli tjetërBalla: Rumania mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë