Ballina Aktualitet

PD përkujton vizitën e Baker në Shqipëri

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi përkujtoi sot vizitën e 31 viteve më parë të Sekretarit amerikan, James Baker, i cili ishte i pari zyrtar i lartë amerikan që shkelte në Shqipëri.

“Vizita e tij mbetet e papërsëritshme, por mesazhi i saj jehon ende: Liria funksionon! Liria që frymëzon Amerika dhe theksoi sekretari, funksionoi për Shqipërinë, që njohu, në vetëm katër vjet, integrim shembullor në strukturat euroatlantike. Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në vitin 2006. U anëtarësua në NATO në vitin 2009.
Mori liberalizimin e vizave në vitin 2010. Këta hapa gjigantë drejt integrimit, të hedhur gjatë katër viteve intensivë, ndodhën për faktin se liria funksionoi”, tha ai.

Ndërkohë, Këlliçi tha se “këto 10 vjet të qeverisjes së Ramës dëshmojnë se liria duhet shoqëruar me vullnet politik dhe me dashuri për Shqipërinë dhe kombin”.

“Janë 10 vite të qindra ekskursioneve dhe gallatave qeveritare nëpër botë, pa asnjë rezultat. E dëshmon edhe ky 22 qershor, 31 vite pas vizitës së sekretarit Baker. Edhe sot, në këtë datë të parë të integrimit të Shqipërisë, që shenjon përvjetorin e asaj vizite, Rama e refuzon integrimin. Pasi deklaron se nuk do të shkojë në Bruksel, thotë se do të shkojë, por do të lexojë fjalimin që kishte gati, edhe pse nuk do të shkonte. 31 vite më vonë liria po funksionon për shqiptarët. Por, fatkeqësisht, është liria e ikjes nga vendi. Amerika, ju që e donit këtu iu mohohet prej 10 vitesh”, tha ai.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU bllokon rreth 14 tonë produkte ushqimore
Artikulli tjetërNano në Gjermani, forcim i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese