Ballina Flash

Maturantët testohen sot për lëndën e matematikës

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Maturantët do t’i nënshtrohen sot testimit në lëndën e matematikës. Sikurse edhe në dy provimet e mëparshme, edhe për lëndën e matematikës testimi nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues, ndërsa 33 mijë maturantë do të marrin pjesë në testim.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë të angazhuar për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore, duke nisur me shoqërimin e materialeve të provimit dhe ruajtjen e tyre pranë çdo zyre arsimore, në të gjitha qarqet e vendit.

Maturantët kanë dhënë dy provime, për gjuhën e huaj dhe gjuhë shqipe dhe letërsi ndërsa me datë me 24 do të japin provimin e lëndës me zgjedhje.

Testi i Maturës në total ka 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40 % niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka apeluar maturantët që të zgjedhin programet e studimit për të cilat ka nevojë tregu i punës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – KE rekomandon statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë
Artikulli tjetërVeliaj: PS, forca që ka sjell ndryshimin në Shqipëri