Ballina Bota

KINË – Xi: Zgjidhje e përgjegjshme për Ukrainën

PEKIN, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Kina ka bërë gjithmonë një vlerësim të çështjes së Ukrainës nga një këndvështrim historik dhe nga ajo që është e drejtë dhe e gabuar duke shprehur gjykime të pavarura dhe duke promovuar në mënyrë aktive paqen botërore dhe stabilitetin e rendit ekonomik global, deklaroi presidenti Xi Jinping, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

”Të gjitha palët duhet të nxiten për një zgjidhje adekuate të krizës në Ukrainë në mënyrë të përgjegjshme”, iu drejtua Xi presidentit Putin.

Sipas raportit zyrtar të medias, Xi shtoi se ”Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë rolin e saj në këtë drejtim”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi: Digjitalizimi i administratës vendore, sfida e radhës
Artikulli tjetërÇelet ekspozita “ACTA URBANA”