Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 7 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në përditësimin e situatës së COVID-19 në vendin tonë, njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

MSHMS bëri të ditur se janë kryer 114 testime, nga të cilat 7 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në këto bashki: 2 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Berat.

“Janë 324 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2” thuhet në njoftimin për shtyp të MSHMS.

Sipas MSHMS, janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,917 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 qershor 2022)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 114

Testime totale 1,835,244
Raste pozitive 276,738
Raste të shëruara 272,917
Raste aktive 324
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 222
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 3

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Morawiecki: Polakët të gatshëm të luftojnë nëse është e nevojshme
Artikulli tjetërRama: Agjencia e Mbrojtjes Civile ka sot parametrat për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE-së