Ballina Ekonomi

KESH: Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, 1112.9 GWh

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 5944 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 1112.9 GWh.

KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 289.76 m nga 261 që zbriti në mesin e muajit mars.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 190 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 289.76 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 171.26 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.48 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 110 m3/s, në HEC-in e Komanit 70 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazeta e njohur kuvajtiane: Shqipëria një udhëkryq civilizues i kulturës
Artikulli tjetërPërfundon në Izmir stërvitja shumëkombëshe “EFES-22”