Ballina Bota

BULLGARI – Ndryshimet qeverisëse pas rishikimit të buxhetit

SOFJE, 12 qershor /ATSH-BTA/ – Rishikimi i buxhetit vjen përpara ndryshimit të ministrave të qeverisë, tha sot kryetari i Asamblesë Kombëtare Nikola Minçev.

Duke folur në emisionin e mëngjesit në ”Nova Tv”, ai tha se deputetët do të shqyrtojnë shkarkimin e ministrave dhe emërimin e të rinjve kur t’u paraqitet një projektrezolutë për ndryshimin e personelit ministror.

Ai shtoi se legjislacioni nuk ka afat për këtë.

”Shqyrtimi i parë i ndryshimeve buxhetore do të jetë javën e ardhshme”, tha ai duke shtuar se rishikimet duhet të miratohen deri në fund të muajit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Mijëra persona protestojnë për reformën mbi kontrollin e armëve
Artikulli tjetër​Osmani e Kurti kërkojnë drejtësi për krimet serbe: Po punohet në adresimin institucional të së kaluarës