Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 maj 2022

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se duke nisur nga sot mbi vendin tonë pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura dhe kryesisht në zonën e veri-perëndimit dhe relievet malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Hera herës era pranë vijës bregdetare dhe në zonat luginore me rrahje deri në 8-10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.          

Temperaturat parashikohen:.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/28 Diell re pak shi
Kukës 12/24 Diell re pak shi
Lezhë 17/28 Diell re pak shi
Dibër 10/21 Diell re pak shi
Durrës 17/30 Diell re pak shi
Tiranë 19/29 Diell re pak shi
Elbasan 16/32 Diell re pak shi
Berat 13/27 Diell re pak shi
Vlorë 15/24 Diell re pak shi
Korçë 12/23 Diell re pak shi
Gjirokastër 12/26 Diell re pak shi
Sarandë 12/24 Diell re pak shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBTA programe trajnimi në ndihmë të gazetarëve të rinj
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/5/2022