Ballina Flash

FOKUS – Cërvenkovski: Jam ”pro” Ballkanit të Hapur, duhet bashkëpunim rajonal

SHKUP, 28 maj /ATSH – Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Branko Cërvenkovski, në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë”, i dha mbështetje të fortë iniciativës “Ballkani i hapur”, shkruan faqja slobodenpecat.mk.

Ai iniciativën e quajti si një opsion në kërkim të rrugës për dalje nga bllokimi i integrimeve evropiane në bashkëpunimin rajonal.

”Problemet në aspektin e sigurisë, krizës energjetike, mungesës së ushqimit dhe flukseve të ndërprera ekonomike, do të trajtohen më lehtë dhe pasojat do të jenë më të vogla nëse vendet e rajonit tonë përmirësojnë bashkëpunimin reciprok rajonal”, theksoi ai.

“Kotësitë duhen lënë mënjanë. Nuk ka rëndësi se me cilën dhe me iniciativën e kujt do të realizohet bashkëpunimi rajonal, përmes procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur. Personalisht, simpatia ime është për Ballkanin e Hapur, sepse e shoh si një projekt të qëndrueshëm”, theksoi Cërvenkovski. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ukraina merr raketa ”Harpoon” për mbrojtjen në Detin e Zi
Artikulli tjetërSa kohë funksionojnë bateritë e makinave elektrike?