TIRANË, 22 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare të pakta deri mesatare dhe kryesisht në zonën e veriut.
Në malësitë e qarqeve Shkodër, Kukës dhe Dibër në orët e mesditës deri ato të pasdites parashikohen reshje shiu lokale në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër. Këto reshje shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshje shiu të dobëta në zonat përreth këtyre malësive.
Era juglindje – jugperëndim 1-3 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 4-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/30 | diell re |
| Kukës | 15/25 | diell |
| Lezhë | 18/29 | diell |
| Dibër | 14/25 | diell re |
| Durrës | 18/29 | diell |
| Tiranë | 19/31 | diell |
| Elbasan | 18/32 | diell re |
| Berat | 13/31 | diell |
| Vlorë | 18/30 | diell |
| Korçë | 12/28 | diell re |
| Gjirokastër | 12/31 | diell re |
| Sarandë | 18/29 | diell |












