PARIS, 20 maj /ATSH – DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron dha një sinjal vazhdimësie në shpalljen e kabinetit të tij të ri për mandatin e tij të dytë, me fytyra të reja që trajtojnë portofolet e huaja dhe ato të mbrojtjes.
”Bruno Le Maire mbetet ministër i Ekonomisë dhe Financave, ndërsa Gérald Darmanin vazhdon të drejtojë ministrinë e Brendshme dhe Éric Dupond-Moretti ministrinë e Drejtësisë”, sipas Elysée.
Ministrja e re e Jashtme franceze do të jetë Catherine Colonna, ish-ambasadore franceze në Londër dhe ish-ministre e Evropës nën ish-presidentin Zhak Shirak.
Si pjesë e riorganizimit, ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë Sébastien Lecornu, ish-ministër për Territoret jashtë shtetit.
Macron kishte emëruar më parë ish-ministren e punës Élisabeth Borne kryeministre të re të martën, duke shënuar vetëm herën e dytë në 30 vjet që Franca ka një grua në krye të qeverisë.
Nga 17 ministri, tetë do të drejtohen tashmë nga gra. /os/






















