Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e shtunë 24 Mars 2018

TIRANE, 24 Mars /ATSH/ -Moti gjatë ditës së sotme parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh gjatë orëve të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në Veri të vendit do të ketë  reshje dëbore me intensitet të ulët në lartësi mbi 200 metër ndërsa në Jug dhe Juglindje në lartësi 800 metër.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje 1-12m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.5 metër.  Për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës do të ketë mjegull/mjegullinë.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore              -4°/6°C

Vendet e ulta              3°/16°C

Vendet bregdetare      3°/17°C  /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Bastiset selia e “Cambridge Analytica” për skandalin “Facebook”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/3/2018