LONDËR – Bastiset selia e “Cambridge Analytica” për skandalin “Facebook”

LONDËR, 23 mars /ATSH-AFP/ – Një bastisje është duke u zhvilluar sot në mbrëmje në zyrat londineze të kompanisë, Cambridge Analytica, e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e një milion përdoruesve të “Facebook” pa miratimin e tyre.

Agjentët e “Information Commissionner’s Office” (ICO), rregullatori britanik i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave, gjenden në selinë britanike të kompanisë, që ndodhet në qendër të Londrës.

Ky autoritet i pavarur, i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave personale, kishte marrë pak më herët një mandat bastisjeje të dhënë nga Gjykata e Lartë e Londrës.

ICO-ja e justifikoi këtë masë për të hetuar serverat e “Cambridge Analytica” dhe të kryejë një verifikim të të dhënave.

Regullatori njoftoi se i kishte kërkuar më 7 mars Cambridge Analytica që të ketë akses në këto dosje, por duke mos marrë asnjë përgjigje brenda afatit të vendosur, bëri kërkesë për një mandat nga gjykata./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.