Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e mërkurë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 120.4 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike.

Dollari amerikan u këmbye me 114.44 lekë, ose 0.56 lekë më pak se një ditë më parë.

Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 1.47 lekë dhe zbriti në kuotën e 141.91 lekëve.

Monedha zvicerane zbriti në kuotën e 114.91 lekëve ose 0.54 lekë më pak, krahasuar  me një ditë më parë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 114.44 -0.56
Euro EUR 120.40 -0.12
Paundi Britanik GBP 141.91 -1.47
Franga Zvicerane CHF 114.91 -0.54
Jeni Japonez (100) JPY 88.58 -0.37
Dollari Australian AUD 80.31 -0.54
Dollari Kanadez CAD 89.16 -0.59
Korona Suedeze SEK 11.51 -0.05
Korona Norvegjeze NOK 11.79 -0.09
Korona Daneze DKK 16.18 -0.02
SDR SDR 153.24 -0.06
Ari(OZ 1) XAU 208219.00 -1,957.94
Argjend(OZ 1) XAG 2483.35 -20.20
Juani Kinez (onshore) CNY 16.98 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 16.95 -0.06
Lira Turke TRY 7.18 -0.06
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – DPA: Turqia bllokon bisedimet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë
Artikulli tjetërLepujt ”shohin” me hundë?