PRISHTINË, 14 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740. Në total numri i rasteve aktive është 339.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.781 doza të vaksinës. Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.












