Ballina Flash

22 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 12 maj /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 528 testime të kryera dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës. Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695. Në total numri i rasteve aktive është 352”, përfundon njoftimi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllet hetimi për prokurorin Petrit Bica, vendimi më 16 maj
Artikulli tjetërRama: Duke mos i hedhur plehrat rrugëve, rritet fuqia zhvilluese e Shqipërisë