Ballina Flash

Parashikimi i motit, 13 maj 2022

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e mesditës dhe ato të pasdites.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim, me shpejtësi 1-6 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/29 Diell
Kukës 12/28 Diell re
Lezhë 16/28 Diell
Dibër 10/26 Diell re
Durrës 16/27 Diell
Tiranë 16/29 Diell
Elbasan 15/30 Diell re
Berat 12/29 Diell
Vlorë 14/27 Diell
Korçë 10/26 Diell re
Gjirokastër 10/29 Diell re
Sarandë 14/26 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/5/2022