TIRANË, 12 maj /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, mori pjesë në forumin Këshillimi i Karrierës si shërbim komunitar.
Muzhaqi u shpreh se, fokusi i forumit ishte ofrimi i këshillimit, orientimit dhe informimit, në çdo hap të jetës së fëmijëve dhe të rinjve, duku u krijuar më shumë mundësi.
Ajo theksoi se këshillimi i karrierës është shërbim komunitar që jepet edhe nga bashkitë, përtej ofrimit si pjesë e kurrikulës arsimore.
Muzhaqi nënvizoi së bashku nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, Rita Beltrami, drejtoreshë e Zyrave të Këshillimit të Karrierës në Zvicër, dhe mbështetësit e këtij programi RisiAlbania, u diskutuan praktikat më të mira në këshillimin e karrierës.
Muzhaqi ftoi të rinjtë që nuk e kanë parë akoma faqen online për këshillimin e karrierës të bashkisë Tiranë që të klikojnë menjëherë në linkun https://karriera.tirana.al, një website informues ku mund të gjejnë përshkrime për profesione të ndryshme, aktivitete dhe konferenca, si dhe teste për orientimin në karrierë.
Gjithashtu, të gjithë ata që ende kanë pyetje e duan të marrin këshillime individuale për karrierën, Muzhaqi i ftoi të vizitojnë zyrat e karrierës pranë parkut “7 xhuxhat”.
Muzhaqi shtoi se, “ky takim u mbajt pas hapjes së Panairit të Profesionistëve 2022, një platformë fantastike, e cila orienton të rinjtë drejt nevojave të tregut të punës dhe profesioneve më të kërkuara sot”.























