TIRANË, 11 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedhat e huaja kanë forcuar pozitat të mërkurën në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 120.61 lekë, ose 0.06 lekë më shumë se të martën.
Dollari amerikan fitoi terren lehtë me 0.01 lekë dhe këmbehet me 114.23 lekë.
Paundi britanik këmbehet sot me 141.42 lekë, ose 0.64 lekë më shumë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 115.56 lekë duke shënuar rritje me 0.77 lekë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 114.23 | +0.01 | |
| Euro | EUR | 120.61 | +0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 141.42 | +0.64 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 115.56 | +0.77 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 88.07 | +0.35 | |
| Dollari Australian | AUD | 80.08 | +0.46 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 88.14 | +0.20 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.46 | +0.11 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.87 | +0.06 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.22 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 152.95 | +0.19 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 211457.72 | -1,128.54 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2487.39 | -10.93 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 17.00 | -0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.94 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 7.46 | -0.04 | |






















