Ballina Flash

Tirana zbukurohet me ngjyrat e Evropës

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Tirana u dekorua sot në kuadër të 9 Majit, Ditës së Evropës.

Në rrugët e kryeqytetit u vendosën flamujt dhe simbolet e Evropës, duke kremtuar  përvjetorin e deklaratës historike të Shumanit.

Në kuadër të kësaj dite u zhvilluan në Tiranë aktivitete të shumta, nga panairet deri tek diskutimet për sensibilizmin e mbrojtjes së mjedisit.

Gjatë një fjalimi në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, e cila luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme.

Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian. Atë ditë në Paris, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera evropiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: 10 milionë euro për ujësjellësin e ri të Belshit, mbulohet 70% e popullsisë
Artikulli tjetër​Dita e Evropës shënohet duke promovuar lëvizshmërinë alternative