Ballina Flash

6 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 8 maj /ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës.

“Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.985 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 797 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.616. Në total numri i rasteve aktive është 390”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova dhe Unioni Arab me bashkëpunim e rekomandime për ndryshimet klimatike
Artikulli tjetër77-vjetori i fitores mbi nazifashizmin, Peleshi: Bota sërish përballë një agresioni që kërcënon rendin botëror