Ballina Bota

SHBA – Biden dhe Scholz diskutojnë hapat e mëtejshëm për Ukrainën

UASHINGTON, 5 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së Joe Biden zhvilloi sot një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz ku diskutuan hapat e mëtejshëm lidhur me luftën ruse në Ukrainës, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Më herët, Biden deklaroi se do të diskutonte me partnerët e G7 vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës.

Qeveria gjermane fillimisht nuk dha asnjë informacion për këtë telefonatë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInaugurohet në Elbasan busti i Qemal Stafës, Gjiknuri: Burim frymëzimi për brezat
Artikulli tjetërSHBA – Biden nënshkruan direktivat për teknologjinë kuantike