Ballina Aktualitet

Kim: SHBA-Shqipëri, forcojmë bashkëpunimin në NATO

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se “mirëpresim të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si aleate në NATO”.

Kim ndau një foto me dy gjeneralë të Komandës së forcave të NATO-s, të cilët sipas saj, “saktësisht një vit më parë, ishin në Shqipëri për të hapur ‘Defender Europe 2021′”.

“Komanda e forcave të NATO-s do të kalojë nga zotëria në të djathtë, tek zotëria në të majtë. Falenderime dhe respekte të thella Gjeneralit Wolters për shërbimin e tij të shquar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Komandës Supreme të Aleatëve Evropianë të NATO-s. Urimet më të mira për Gjeneralin Cavoli teksa ndërmerr një nga detyrat më të vështira në një moment sfide të rëndësishme për mbrojtjen dhe sigurinë tonë të përbashkët. Mirëpresim të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si aleate në NATO. Ne jemi NATO”, tha ambasadorja Kim. /m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Stoltenberg: Rritje e pranisë së aleancës në Detin Baltik nëse Suedia aplikon në NATO
Artikulli tjetërRama ndan foto nga Leqet e Hotit: Udhëtim i paharrueshëm drejt Alpeve