UASHINGTON, 30 prill /ATSH-DPA/- Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për “përbuzje të plotë” për jetën e civilëve ukrainas.
Lufta e Rusisë në Ukrainë është e “llojit më të ftohtë dhe më të shthurur”, u tha Kirby gazetarëve në konferencën e tij të përditshme.
“Unë nuk mendoj se ne e vlerësuam plotësisht shkallën në të cilën ai do të kishte parë atë lloj dhune dhe mizorie”, shtoi ai.
Kirby po i përgjigjej pyetjes së një gazetari ”nëse mendonte se Putin ishte një aktor racional”.
Zëdhënësi i Pentagonit tha se ai nuk ishte psikolog dhe nuk mund të vlerësonte se çfarë po ndodhte në mendjen e presidentit rus, por se ishte treguar “shthurje” ndaj civilëve.
“Është e vështirë të shikosh se çfarë po bën ai në Ukrainë, çfarë po bëjnë forcat e tij në Ukrainë dhe të mendosh se çdo individ etik dhe moral mund ta justifikojë atë”, shtoi ai. /os/






















