Ballina Flash

Urë e re për banorët e fshatit Korrës

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Një tjetër investim i cili u vjen në ndihmë 200 banorëve të fshatit Korrë në Funarin turistik ka përfunduar, falë investimit të kryer nga bashkia e Elbasanit.

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja pa sot nga afër përfundimin e punimeve të urës, e cila kishte shumë vite që thuajse ishte jashtë funksionit dhe ishte një premtim i bërë nga ana e tij.

“Ndërtimi i urës së re do t’i vijë në ndihmë banorëve, por do të lehtësojë shumë qarkullimin e mjeteve drejt spitalit të Elbasanit si edhe fëmijëve që shkojnë në shkollë”, u shpreh Llatja.

Ura është ndërtuar me të gjitha parametrat e duhura, dhe lehtëson qarkullimin edhe brenda njësisë administrative të Funarit.

“Bashkia Elbasan është dhe do të jetë gjithmonë pranë komunitetit me qëllim lehtësimin e qarkullimit por edhe të gjithë problemet që dalin ne vazhdimësi”, tha Llatja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEpoka e shërbimeve online edhe në fushën e detarisë
Artikulli tjetërPolicia e Shkodrës, 748 masa administrative