Ballina Flash

Policia e Shkodrës, 748 masa administrative

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Policia Rrugore e Shkodrës ka marrë masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 748 masa administrative, për disa shkelje.

Janë dhënë 220 masa administrative për parakalime të gabuara; 35 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit; 23 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;  41 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse; 154 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 2 masa administrative për përdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ; 6 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 267 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUrë e re për banorët e fshatit Korrës
Artikulli tjetërFOKUS – Blinken: SHBA po vlerëson cilësimin e Rusisë si vend që mbështet terrorizmin