Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 prill 2022

TIRANË, 27 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ashtu si këto ditët e fundit edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 6-8m/s si dhe dallgëzim në det me forcën 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/24 Diell
Kukës 9/24 Diell
Lezhë 7/23 Diell
Dibër 8/25 Diell
Durrës 11/25 Diell
Tiranë 10/23 Diell
Elbasan 9/26 Diell
Berat 5/26 Diell
Vlorë 11/25 Diell
Korçë 6/21 Diell
Gjirokastër 3/26 Diell
Sarandë 7/23 Diell

      

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia ndërpret furnizimet e gazit natyror në Bullgari dhe Poloni
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/4/2022