Ballina Flash

Pogradec, rikonstruktohet blloku “Rinia”

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Në Pogradec, blloku “Rinia” që ndodhet në qendër të qytetit, është shndërruar në një nga zonat model, me infrastrukturë rrugore sipas standardeve më të mira dhe mjedise të gjelbëruara anekënd.

Bashkia e Pogradecit ka përmbyllur investimin infrastrukturor në bllokun “Rinia”, projekt që përfshinte rehabilitimin e rrugëve, shesheve e fasadave të objekteve të banimit.

Investimi përfshiu rikonceptimin dhe shtrimin me asfalt të rrugës nga Kisha e re deri në qendër, bashkë me rrugën “Rinia”, ndërsa punimet u përqendruan në sistemimin dhe shtrimin e rrugëve të brendshme të lagjes, trotuaret, hapësirat e gjelbëruara, deri tek fasadat e pallateve.

Realizimi i investimit me vlerë 1.4 milionë euro, brenda afatit 16 muaj, përkon edhe me fillimin e sezonit turistik të këtij viti.

Lagja “Rinia” e restauruar plotësisht ofron jo vetëm një panoramë të bukur, por konsiderohet edhe si një vlerë e shtuar në lagjet model që po rivitalizohen çdo herë vitet e fundit në bashkinë Pogradec.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Mbi 671 mijë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 3-mujorit të parë
Artikulli tjetërBalla: Më 10 maj të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit